Rama zbulon detaje nga samiti i 16 Majit: Do jetë një spektakël i Shqipërisë - Gazeta Express
string(75) "rama-zbulon-detaje-nga-samiti-i-16-majit-do-jete-nje-spektakel-i-shqiperise"

Shqiperi

Gazeta Express

06/05/2025 10:20

Rama zbulon detaje nga samiti i 16 Majit: Do jetë një spektakël i Shqipërisë

Shqiperi

Gazeta Express

06/05/2025 10:20

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një inspektim në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku po vijojnë përgatitjet për pritjen e liderëve të Komunitetit Politik Europian më 16 maj.

Kreu i qeverisë ndau me qytetarët disa detaje për atë që pritet të ndodhë në këtë event të rëndësishëm diplomatik, duke zbuluar se liderët europianë do të kalojnë pranë statujës së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

“Mirëmëngjes edhe një herë, tani nga sheshi “Skënderbej”, nën hijen e vetë atij, profetit të historisë sonë kombëtare, Gjergj Kastriotit, ku do të kalojnë të gjithë udhëheqësit e Europës më datën 16 Maj dhe këtu po bëhet edhe shtëpia e Europës me vizatimet e fëmijëve të të gjitha qyteteve të Shqipërisë për Europën. Këtu do t’i mikpresim të gjithë ata që do vijnë në kryeqytetin e Europës së Ballkanit. Nuk po zbuloj më shumë, por ky do të jetë një spektakël i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe e gjithë bota do t’i ketë sytë atë ditë nga Shqipëria, nga Tirana, nga sheshi i heroit tonë kombëtar”, tha Rama.

Ai shtoi se organizimi do të jetë një spektakël dinjitoz dhe një mundësi për të treguar imazhin modern të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Advertisement
Advertisement
Advertisement