string(31) "rama-von-der-leyen-mike-e-cmuar"

Shqiperi

Gazeta Express

29/05/2025 20:11

Rama: Von der Leyen, mike e çmuar

Shqiperi

Gazeta Express

29/05/2025 20:11

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë si i ftuar nderi në ceremoninë prestigjioze të ndarjes së çmimit “Karli i Madh”, i cili këtë vit iu dha Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se ndihet i privilegjuar për këtë ftesë, duke e cilësuar Von der Leyen si një “mike të çmuar”.

Kreu i qeverisë shqiptare publikoi gjithashtu disa pamje nga ceremonia, ku shfaqet përkrah presidentes së Komisionit Evropian, si dhe gjatë takimeve me personalitete të njohura të politikës europiane.Mes figurave me të cilat u takua gjatë aktivitetit ishin kancelari Friedrich Merz, ministri gjerman për Evropën, Gunther Krichbaum, si dhe mbreti i Spanjës, Felipe VI.Ceremonia e çmimit “Karli i Madh” është një nga ngjarjet më të rëndësishme që nderon kontributet në forcimin e bashkëpunimit evropian, dhe prania e Ramës në këtë event vjen si një sinjal tjetër i afrimit të Shqipërisë me qendrat kryesore të vendimmarrjes në Bashkimin Evropian.