Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar zyrën e Alexander Chapman në Prishtinë, duke thënë se kjo firmë rekrutimi ka hapur dyert e botës për të rinjtë e Kosovës.
“Në zemër të Prishtinës, Alexander Chapman ka hap dyert e botës për të rinjtë e Kosovës! Vetëm katër vite punë, 85 të rinj të jashtëzakonshëm dhe një rrugëtim që tashmë prek tregjet ndërkombëtare dhe po kërkojnë ende të rinj…Ky është momenti i rinisë sonë të punojmë për tregjet botërore, duke treguar që talenti kosovar është gati për çdo skenë! Bravo djem e vajza”, ka shkruar Rama.
Alexander Chapman është një firmë rekrutimi me bazë në Mbretërinë e Bashkuar e themeluar rreth vitit 2015 dhe është e specializuar në rekrutimin e profesionistëve të financae, veçanërisht në sektorë si Investment Banking, Trading, Risk dhe Quantitative Finance.