Në zbatim të programit “Rilindja Urbane 2.0”, qeveria ka ndërmarrë që prej muajit korrik operacionin për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme në të gjithë vendin.
Në funksion të kësaj ndërhyrje është vendosur në dispozicion të qytetarëve portali “Hapësira ime publike”, ku mund të denoncohen ndërtimet pa leje. Deri tani në këtë portal janë raportuar 15 492 raste, nga të cilat janë zgjidhur 11 819 raste, ndërsa 3 673 të tjera janë aktualisht në proces shqyrtimi.
Kryeministri Edi Rama ndau sot të tjera pamje nga ndërhyrjet që po kryhen në territor për çmontimin e gardheve të vendosura në hapësirat publike.
“Ecim, për të sjellë Rilindjen Urbane 2.0″, tha Rama, krahas pamjeve.