Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës me nga dy korsi në secilën anë, ku njëra do të shërbejë për emergjencat, do ta kthejnë atë nga autostradë e kategorisë “B”, në autostradë të kategorisë “A”.
Aktualisht po punohet në gjashtë kilometrat e parë të autostradës, e cila në përfundim të punimeve do të kalojë në kategorinë “A”, me zgjerimin e korsive dhe shtimin e limitit të shpejtësisë.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga punimet në lotin 1 dhe 2 të kantierit të autostradës Tiranë-Durrës, që përfshijnë gjashtë kilometrat e parë të rrugës në drejtim të Durrësit.
Segmenti i parë ku po ndërhyhet është nga Kthesa e Kamzës deri në Mbikalimin e Rinasit.
Përveç zgjerimit me dy korsi, i gjithë trupi i rrugës do të ribëhet me shtresa rrugore dhe asfaltike, për shkak se tashmë kjo rrugë ka mbaruar ciklin e jetës.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...