Kryeministri Edi Rama mblodhi sot 15 drejtuesit politikë të qarqeve dhe krerët e bashkive të drejtuar nga socialistët.
Mësohet se në fokus të diskutimit mes socialistëve kanë qenë emigrantët. Rama ka kërkuar nga drejtuesit e qarqeve dhe krerët e bashkive që në çdo bashki të vendoset një koordinator pune për të evidentuar të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit për secilën njësi administrative.
Gjithashtu ka kërkuar krijimin e një database të saktë për emigrantët, si dhe të nxiten që të marrin pjesë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.