Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, ka akuzuar Edi Ramën se ka dështuar me menaxhimin e pandemisë, duke ju referuar shifrave rekord të rasteve të reja me Covid.
Vasili shkruan se “Rama u be rrecke me menaxhimin me copa rrecke dhe ka futur shendetin e qytetareve ne qorrsokak dhe se do të mbajë përgjegjësi penale”.
Postimi i nënkryetarit të LSI-së Petrit Vasili:
Rama thjesht nje llafazan i kapur dhe i paafte!
Rama u be rreckë me maskat prej rrecke ne menaxhimin e Pandemise!!
Sot 306 raste te reja me Covid, numri absolutisht me i larte qe nga fillimi i pandemise.
Rritja qe nga fillimi i detyrimit te maskave ne date 15 tetor eshte 50.7%.
Rritja krahasuar me pikun prej 27 raste ne prill kur u be mbyllja totale eshte 1130%.
Maskat absolutisht zero vlere pa masat e tjera.
Gjobat idiote vazhdojne.
Para’ per pandemine nuk ka, ndersa para’ per te vjedhur incineratoret dhe per koncesione ka.
Rama u be rrecke me menaxhimin me copa rrecke dhe ka futur shendetin e qytetareve ne qorrsokak.
Kjo eshte pergjegjesi shume e rende penale.
SPAK po behet bashkefajtor.
Edhe qytetari me i fundit e ka shume te qarte qe Rama eshte thjesht nje llafazan i paafte.