Rama tërhiqet nga rritja e çmimit të energjisë, s'do hyjë në fuqi fasha 800KW - Gazeta Express
string(75) "rama-terhiqet-nga-rritja-e-cmimit-te-energjise-sdo-hyje-ne-fuqi-fasha-800kw"

Rama tërhiqet nga rritja e çmimit të energjisë, s’do hyjë në fuqi fasha 800KW

Shqiperi

Gazeta Express

30/09/2022 11:07

Qeveria e Shqipërisë është tërhequr nga rritja e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama i cili njofton se fasha 800 KW për të gjithë konsumatorët familjarë të energjisë elektrike nuk do të hyjë në fuqi nesër siç ishte lajmëruar më herët.

“NJË LAJM POZITIV dhe pse nuk do të hyjë në fuqi në tetor fasha 800KW për konsumatorët familjarë”, thotë kryeministri Edi Rama.

Lexo Edhe:

Përmes një videoje në rrjete sociale Rama sqaroi se ditët e fundit ka pasur përmirësim të nivelit në Fierzë për shkak të reshjeve të shiut, por edhe fillimi i qasjes pozitive të abonentëve familjarë për të kursyer energjinë, ndikuan në këtë vendim të qeverisë.

Duke qenë se edhe në vijim pritet të ketë reshje shiu, Rama tha se bazuar në analiza të detajuara, u vendos që aplikimi i fashës 800KW të mos hyjë në fuqi në muajin tetor.

“Për ta bërë Shqipërinë një vend energjetikisht sovran dhe eksportues të energjisë. Hë për hë nuk i përballojmë dot nevojat dhe duhet të dalim në treg.  Por unë dhe kjo qeveri jemi këtu për të mbrojtur konsumatorët por edhe për të mos bërë asgjë pa bërë që barra e kësaj lufte të lehtësohet sa më shumë.  Jam këtu për t’ju thënë se sot kam një lajm pozitiv pasi mbrëmë diskutuam deri vonë. Kërkesa ishte 17 mijë KWH sot është 11 mijë. Kur e lëshuam fashën kjo kërkesë ishte më lartë saç është sot pra. Ulja e temperatuirave ka ndikuar por edhe ka një ndikim një qasje pozitive e abonentëve familjarë për ta kursyer energjinë. Edhe në Fierzë kemi pasur prurje të mira. Ndaj edhe në këto kushte, bazuar në një analizë të detajuar, ne vendosëm që aplikimi i fashës 800 kWH të mos hyjë në fuqi më 1 tetor”, tha Rama.

“Kursimi i energjisë është arma kryesore për ta kaluar këtë dimër pa kufizime energjie. Këtë e thotë logjika e kësaj krize globale. Disa në Shqipëri thonë se vendi ynë s’ka lidhje me krizën se ka ujë dhe HEC-e sa të duash, por nuk është e vërtetë. Sistemi ynë energjetik me HEC-et plot e përplot plotëson vetëm 75 % të nevojave. Ne po ecim sipas planit për të plotësuar 100% të nevojave dhe për ta bërë Shqipërinë një vend sovran për prodhimin e energjisë. Por ne do të vazhdojmë të dalim ën tregun ndërkombëtar. Megjithatë unë dhe kjo qeveri jemi këtu jo vetëm për të garantuar mbrojtjen e çmimit të energjisë të konsumatorëve familjarë, por edhe për të mos lënë gjë pa bërë që barra faktike dhe psikoligjike e kësaj lufte dhe inflacionit të lehtësohet sa më shumë. Sot kam një lajm pozitiv pas një diskutimi që kemi zhvilluar mbrëme deri vonë. më 1 shtator kur vendosëm fashën, kërkesa nga KESH-i ishte 17 mijë kilovatë, sot është 11 mijë kilovatë.”

Fasha synonte që konsumatorët familjarë që konsumojnë mbi 800 kWh energji në muaj do paguanin sasinë plus me një çmim 42 lekë/KWh (pa TVSH). Nëse fasha do hynte në fuqi nesër, nëse një familje do të konsumonte 900 kwh në muaj, pagesa finale mujore tashmë do ishte 14,160 lekë me TVSH (pa përfshirë taksën e televizionit dhe konsumin e mjediseve të përbashkëta), nga 10,260 lekë që ishte më parë, ose 38% më shumë.

Çmimi për abonentët familjarë momentalisht është 9,5 lekë për kilovatorë, ndërsa çmimi i vendosur për çdo kilovatorë mbi fashën 800 kwh, është 42 lek.

Mesazhi i plotë i Kryeministrit Edi Rama

Siç e kemi njoftuar, nga 1 tetori, d.m.th nga nesër është planifikuar hyrja në fuqi e fashës së konsumit 800 Kw mbi çmimin e mbrojtur nga qeveria për konsumatorët familjarë. Kjo fashë synon nga njëra anë mbrojtjen në vazhdimësi të 96% të familjeve, të cilat edhe gjatë dimrit nuk e kalojnë kufirin e 800 Kw.

Nga ana tjetër, fasha synon që 4% e abonentëve, të cilët e tejkalojnë këtë kufi dhe konsumojnë afro 20% të të gjithë sasisë së energjisë, të paguajnë me çmimin real çdo kë mbi kufirin e 800 Kw. 

Kjo nuk është një shpikje e jona, por një metodë e ndjekur nga plot vende për të nxitur kursimin e energjisë në këtë kohë kaq të zymtuar botërisht prej inflacionit të luftës, si dhe për të mos paguar nga taksat e të gjithëve, mbrojtjen e çmimit për konsumin e lartë të një pakice.

Kursimi i energjisë është arma kryesore për ta kaluar këtë dimër pa kufizime energjie!  

Këtë nuk e them unë, por e thotë logjika e kësaj krize globale të shkaktuar nga lufta mes dy prej furnitorëve më të rëndësishëm të botës me energji, grurë e jo vetëm, dhe e përsërisin të gjitha qeveritë e Europës.

Disa ndër ne këtu në  Shqipëri thonë se vendi ynë s’ka lidhje me krizën energjetike, sepse ka ujë dhe ka hidrocentrale sa të duash, por as e para dhe as e dyta nuk janë të vërteta. 

Burimet ujore varen nga reshjet, por edhe sikur ky vit të jetë ndryshe nga tre vitet e fundit rresht që kanë qenë vite rekordesh negative për sasinë e reshjeve, sistemi ynë energjetik, me hidrocentralet plot e përplot, plotëson vetëm 75% të nevojave për energji. 

Ne siç e keni parë po ecim, dhe po ecim sipas planit që të arrijmë të plotësojmë 100% të nevojave me prodhim të brendshëm energjie brenda këtij 10 vjeçari, dhe për ta bërë Shqipërinë një vend energjitikisht sovran si dhe eksportues neto të energjisë.

Por pikërisht se hë për hë nuk i plotësojmë dot të tëra nevojat, duhet të vazhdojmë të dalim në tregun ndërkombëtar, aty ku goditen të gjitha vendet e Europës nga çmimet çmendurake të energjisë në këtë kohë lufte. 

Megjithatë unë dhe kjo qeveri, jemi këtu, jo vetëm për të garantuar mbrojtjen e çmimit të energjisë së konsumatorëve familjarë e të bizneseve dhe furnizimin e pandërprerë të tyre me energji, por edhe për të mos lënë asgjë pa bërë, që barra faktike dhe psikologjike e kësaj lufte, dhe e inflacionit që ajo ka sjellë, të lehtësohet sa më shumë. 

Pa dashur t’ju marrë kohë e t’ju lodh me shumë fjalë, jam këtu për t’ju thënë se sot kam një lajm pozitiv pas një diskutimi që kemi zhvilluar mbrëmë deri vonë.

Në 1 shtator kur ne vendosëm fashën me çmim të mbrojtur deri 800 kw, kërkesa për energji nga KESH ishte rreth 17, 000 Kwh, sot është rreth 11, 000 Kwh. 

Në 1 shtator kur lançuam fashën mbi 800 Kwh, kjo kërkesë ishte ndjeshëm më e lartë se sa ç‘është sot pra, dhe pa diskutim në këtë ulje të ndjeshme ka luajtur rol rënia e temperaturave të nxehta, por s’ka dyshim se rol të rëndësishëm ka edhe fillimi i dukshëm i një qasje pozitive të abonentëve familjarë për ta kursyer energjinë. 

Nga ana tjetër ditët e fundit, kemi pasur përmirësim të nivelit në Fierzë, aty ku është dhe burimi kryesor i energjisë, dhe presim që të materializohen dhe parashikimet për reshje të tjera në fund të dhjetë ditëshit të parë të tetorit. 

Prandaj në këto kushte, bazuar sigurisht në një analizë shumë më të detajuar të të gjithë parametrave teknikë dhe të projeksioneve, si dhe me angazhimin e plotë për të shfrytëzuar çdo mundësi dhe hapësirë që krijohet që ta lehtësojmë sadopak barrën faktike, por dhe atë psikologjike të kësaj situate, mbi të gjitha familjet, të cilën s’e ka krijuar qeveria, po qeveria e ka barrën ta menaxhojë sa më mirë të jetë e mundur, ne vendosëm që aplikimi i fashës 800 Kw të mos hyjë në fuqi në muajin tetor. 

E ndërkohë që të gjithë duhet të jenë sa më të vëmendshëm që ta kursejnë sa më shumë energjinë, askush nuk duhet ta verë në dyshim se unë dhe kjo qeveri do të bëjmë më të mirën. 

Inflacionin e ka sjellë lufta, nuk e ka sjellë qeveria, por qeveria do të jetë në krye të detyrës, që njësoj siç ia dolëm më së miri me tërmetin dhe me pandeminë, t’ia dalim edhe me këtë fatkeqësi të re që ka rënë mbi botën, e veçanërisht mbi Europën ku jetojmë.

/Gazeta Express