Kryeministri Edi Rama ftoi të rinjtë të studiojnë në shkollën e mesme profesionale Hoteleri-Turizëm, si një industri që sipas tij ofron paga të mira dhe që ka nevojë për ta.
“Ne na duhet që këta të rrinë në Shqipëri kështu që do të keni mundësinë që ta vendosni rrogën sa të doni ju ose pastaj të shkoni tek tjetri dhe tu thoni “Kjo është paga që kërkoj unë” si lojtarët e Champions Leagues dhe për hir të vërtetës, pagat në industrinë e turizmit janë rritur shumë dhe po rriten çdo muaj sepse kërkesa është shumë e lartë, nevoja është e jashtëzakonshme, por edhe botëkuptimi i industrisë po ndryshon përditë sepse po kuptojmë përditë që në fund të ditës mund të kesh hotelin më të bukur të botës, por nëqoftëse nuk ke aty stafin që di të shërbejë… Ne jemi shumë të kënaqur, shumë të inkurajuar nga ky zhvillim pozitiv që është shumë historik me të vërtetë për të gjithë të ardhmen e industrisë dhe për hir të vërtetës unë personalisht kam perceptuar dhe një gjë, që në të katërtat anët këtu merr buzëqeshje”, tha Rama.
Shkolla aktualisht operon me kurrikula të certifikuara të shkollës së Hotelerisë së Lozanës në Zvicër, e njohur si më e mira në botë për profilet e industrisë hoteliere.
“Mendoj se është një mundësi e shkëlqyer që të studioni në këtë shkollë, e cila siç kam pasur mundësi të shoh, është shumë mirë e pajisur. Ekipi është shumë i motivuar. Drejtorët dhe mësuesit tani të ngritur në standardet e shkollës së hotelerisë në Lozanë që janë standarde me cilësi shumë të lartë, një përfaqësim i standardeve më të larta të Zvicrës. Pra mendoj se është një mundësi e shkëlqyer për ju dhe të keni një të ardhme të shkëlqyer këtu në vend, ku ka një kërkesë të madhe për njerëz të kualifikuar mirë në sektorin e mikpritjes dhe të turizmit”, tha ambasadori i Zvicrës në Shqipëri Ruth Huber.