Rama: Të gjithë në banesa të reja brenda qershorit 2021, do ketë të tjera arrestime - Gazeta Express
string(81) "rama-te-gjithe-ne-banesa-te-reja-brenda-qershorit-2021-do-kete-te-tjera-arrestime"

Rama: Të gjithë në banesa të reja brenda qershorit 2021, do ketë të tjera arrestime

Gazeta Express

14/12/2019 18:57

Kryeministri Edi Rama tha sot se banorët në fshatrat e Shqipërisë që u goditën nga tërmeti i 26 nëntorit do të mund të kenë shtëpitë e tyre të reja brenda vitit 2020.

Sipas tij festa e vitit të ri, 2020, do t’i gjejë banorët, në fshatrat e dëmtuara, brenda shtëpive të reja.

Lexo Edhe:

Sa i përket banorëve në qytete, shtëpitë e të cilëve gjithashtu janë shembur ose dëmtuar nga tërmeti, Rama tha se procesi pritet të mbyllet brenda qershorit të 2021.

“Kemi sistemuar dhe vazhdojmë dhe mijëra të tjerë në  çadrat dimërore. Kemi angazhuar qindra inxhinier dhe specialistë, për të inspektuar shkallën e dëmeve, kemi nisur punën për rindërtimin nën bashkëpunim me organizatat solidare për njerëzit në nevojë, me Elvisin me Arbrin, me Marinin.

Në Thumanë do të përqendrohemi për një model shembullorë rilindje. Kemi mobilizuar komunitetin ndërkombëtar me shumë shpejtësi, krijuam bindjen për një konferencës donatorësh që do ta mbajmë në janar në fund të janarit apo në fillim të shkurtit, në varësi të raportit përfundimtare që po shkruhet. Nuk do të jetë e leh6ë që t’i bëjmë gjërat shumë mirë dhe shumë shpejt në mënyrë që brenda 2020 askush të mos mbetet pas perspektivën e qartë dhe konkrete.

Të gjithë banorët e fshatit që e kanë humbur shtëpinë, brenda 2020, ta gëzojnë vitin e ri në shtëpinë  ere. Brenda qershorit 2021, të gjithë banorët që kanë humbur banesën në qytete, të jenë në apartamente të reja. Vazhdojnë hetimet e policisë kriminale në bashkëpunim me prokurorinë, për të dokumentuar përgjegjësit e çdo niveli, për dëmet e shkaktuara nga gabimet në ndërtim.

Mos dëgjoni ata që thonë pse nuk ka arrestime sepse nuk dinë ç’është puna dhe nuk dinë punë tjetër veç llafeve në ato tenda, që mblidhen si burrat e Andon Zako Çajupit”, tha Rama.