Rama takon Rafunën e OEK-ut: Zhvillimi ekonomik kërkon bashkëpunim dhe zgjidhje konkrete - Gazeta Express
string(87) "rama-takon-rafunen-e-oek-ut-zhvillimi-ekonomik-kerkon-bashkepunim-dhe-zgjidhje-konkrete"

Lajme

Gazeta Express

27/02/2026 10:07

Rama takon Rafunën e OEK-ut: Zhvillimi ekonomik kërkon bashkëpunim dhe zgjidhje konkrete

Lajme

Gazeta Express

27/02/2026 10:07

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka takuar kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna me të cilin thotë të kenë diskutuar bashkëpunimin në arsimin dual dhe iniciativat për avancimin e standardeve profesionale.

Por ka theksuar se zhvillimi ekonomik kërkon bashkëpunim dhe zgjidhje konkrete.

“Zhvillimi ekonomik kërkon bashkëpunim dhe zgjidhje konkrete. Sot, me Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, z. Lulzim Rafuna, diskutuam bashkëpunimin në arsimin dual dhe iniciativat për avancimin e standardeve profesionale. Si lider në zbatimin e arsimit dual, Qendra për Arsim Dual në kuadër të OEK do të shërbejë edhe për edukim praktik të nxënësve dhe studentëve, duke forcuar kapacitetet dhe shërbimet për bizneset e Kryeqytetit”, ka shkruar ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement