Rama takon Blinken në Bruksel, nënshkruajnë marrëveshjen për koordinimin e teknologjisë 5G - Gazeta Express
string(89) "rama-takon-blinken-ne-bruksel-nenshkruajne-marreveshjen-per-koordinimin-e-teknologjise-5g"

Shqiperi

Gazeta Express

13/06/2021 19:08

Rama takon Blinken në Bruksel, nënshkruajnë marrëveshjen për koordinimin e teknologjisë 5G

Shqiperi

Gazeta Express

13/06/2021 19:08

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u takua sot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Bruksel.

Ata nënshkruan së bashku marrëveshjen SHBA-Shqipëri për koordinimin e teknologjisë 5G. Rama ka komentuar në FB se takimi ishte shumë miqësor e i dobishëm.

Lexo Edhe:

Ndërkohë Blinken ndodhet në Europë për të shoqëruar Presidentin e SHBA, Joe Biden gjatë vizitave të tij në Britaninë e Madhe, Belgjikë e Zvicër.

Blinken do e shoqërojë Bidenin edhe në Samitin e NATO-s më 14 qersho dhe në Samitin SHBA-BE më 15 qershor.

Në fund ai do të jetë pjesë edhe e takimit Biden-Putin në Gjenevë.

Takimi Rama-Blinken vjen më pak se 1 muaj nga shpallja e ish-kryeministrit Sali Berisha ‘non grata’ nga SHBA. Ishte pikërisht Sekretari amerikan i Shtetit që zbuloi njoftimin dhe akuzoi Berishën për përfshirje në korrupsion.

Një ditë më vonë Berisha paralajmëroi se do e padisë Blinkenin për shpifje në një Gjykatë në Francë.

Blinken: “Faleminderit për punën e bërë së bashku. Po vendosim një shembull të fortë për nevojën se kur bëhet fjalë për rrjetet e ndjeshme të teknologjisë  të punojmë me shitës të besuar. Jemi mirënjohës për punë që SHBA dhe USA kanë bërë së bashku dhe stërvitjen Defender. Presim që të merrni vendin tuaj në këshillin e sigurisë. Kemi shumë për të bërë po bëhet partneritet më i fortë. E vlerësojmë shumë lidershipin tuaj”

Rama:  Për mua e vlerësoj shumë. U kemi kërkuar edhe të tjerëve që të bëhen pjesë dhe të bëjmë përpjekje për një korridor të sigurt komunikimi dhe për ta vënë këtë korridor në duart e qytetarëve dhe institucioneve dhe të mos lejojmë që të kompromentohen nga aktorë të tretë dashakeq. Është nder për Shqipërinë të jetë krah jush. Shpresoj që së bashku të bindim edhe miqtë e tjerë në rajon të bëhen pjesë e kësaj. Jemi mirënjohës që ju kemi si partner dhe aleat.