Kryeministri Edi Rama do të takohet sot në orën 11:00 me presidentin Bajram Begaj për t’i dorëzuar ndryshimet e propozuara në qeveri.
Takimi do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave. Presidenti ka 7 ditë kohë për të dekretuar ndryshimet, të cilat më pas duhet të miratohen edhe nga parlamenti.
Kryeministri Edi Rama ka riformatuar qeverinë pak muaj pas nisjes së mandatit të tij të tretë, pas pezullimit të zv/kryeministres dhe ministres së Energjisë, Belinda Balluku.
Në ndryshimet kryesore:
Në total, katër ministra të rinj hyjnë në qeveri, ndërsa tre largohen, si Belinda Balluku, Elisa Spiropali dhe Piro Vengu. Lëvizjet e fundit u njoftuan pas një mbledhjeje maratonë në Pallatin e Brigadave.