Rama takim me ministrin italian: Fatura e tërmetit 1 mld Euro. Di Maio: Shumë, por kam besim se do gjejmë një zgjidhje - Gazeta Express
string(114) "rama-takim-me-ministrin-italian-fatura-e-termetit-1-mld-euro-di-maio-shume-por-kam-besim-se-do-gjejme-nje-zgjidhje"

Rama takim me ministrin italian: Fatura e tërmetit 1 mld Euro. Di Maio: Shumë, por kam besim se do gjejmë një zgjidhje

Gazeta Express

23/01/2020 10:42

Kryeministri Rama ndodhet në Itali, ku mëngjesin e sotëm të punës e ka nisur me Luigi Di Maio, Ministër i Punëve të Jashtme të Italisë.

Teksa është folur për organizimin e Konferencës së Donatorëve më 17 shkurt në Bruksel, për Rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit, Rama e ka informuar ministrin italian se raporti i plotë i dëmeve do të jetë gati për disa ditë por deri tani fatura është llogaritur të jetë rreth 1 miliardë euro.

Lexo Edhe:

Di Maio shprehet se ka besim tek Konferenca e Donatorëve e organizuar nga BE se do të gjendet një zgjidhje aty.

PJESA NGA BISEDA RAMA- DI MAIO

Di Maio: Si po shkon puna me rikonstruksionin në Shqipëri?

Rama: Për disa ditë do të kemi raportin e dëmeve nga tërmeti por finalisht fatura përllogaritet të jetë rreth 1 miliard dollarë

Di Maio: 1 miliardë? Kam besim se në Konferencën e Donatorëve do të gjendet një zgjidhje