Kryeministri Edi Rama ka mbledhur drejtuesit politikë të qarqeve këtë të hënë.
Gazetari i Vizion Plus, Ermal Qori mëson se pika kryesore e këtij takimi është organizimi i brendshëm i Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit si dhe vota e diasporës.
Kryesocialisti u ka kërkuar drejtuesve angazhim maksimal për votën e diasporës.
Rama është shprehur i shqetësuar edhe për fiktivitetin e deklarimeve të emigrantëve që pritet të regjistrohen për të marrë pjesë ne zgjedhjet e 11 majit.
Kujtojmë se kjo nuk është mbledhja e parë e Ramës me drejtuesit politikë të qarqeve.