Nga Kongresi i PS, Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se Shqipëria do të ndihmojë bujarisht edhe Kosovën në procesin e përafrimit të legjislacionit me BE-në, edhe pse ende nuk është një vend kandidat në BE.
Sipas tij, “Shqipëria jo vetëm do ta bëjë procesin e përfarimit të legjislacionit, por do ta bëjë shumëfish më shpejt se vendi që i ka bërë më shpejt deri tani”.
“Dhe bujarisht do të ndihmojmë edhe Kosovën, që ende nuk është kandidat, por askush nuk e pengon dot që ta nisë mbivendosjen e legjislacionit dhe të jetë de facto një shtet që në legjislacion funksionon si një vend i BE-së”, theksoi ai.
Në një organizim të veçantë, Fondacioni “UBT Jim Xhema” ka ndarë bursa për studentët më të dalluar të UBT-së. Ky...