Rama: Shqipëria drejt anëtarësimit në BE deri në vitin 2030, ftesë të huajve për të investuar në prona - Gazeta Express
string(100) "rama-shqiperia-drejt-anetaresimit-ne-be-deri-ne-vitin-2030-ftese-te-huajve-per-te-investuar-ne-prona"

Shqiperi

Gazeta Express

23/09/2025 19:16

Rama: Shqipëria drejt anëtarësimit në BE deri në vitin 2030, ftesë të huajve për të investuar në prona

Shqiperi

Gazeta Express

23/09/2025 19:16

Kryeministri Edi Rama shprehu bindjen se Shqipëria mund të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian brenda vitit 2030. Gjatë konferencës “Shqipëria, horizonti i ri”, të zhvilluar në Vjenë, ai theksoi ritmin e lartë të negociatave dhe rolin që ka luajtur situata gjeopolitike evropiane në përshpejtimin e këtij procesi.

Jemi në proces që ka përparuar shumë, praktikisht po çelim kapitujt e negociatave me një shpejtësi që nuk është parë ndonjëherë më parë gjatë procesit të anëtarësimit, por është kombinim i meritës tonë dhe qasjes së re të BE kundrejt zgjerimit. Falë ose për shkak të luftës në Ukrainë… jemi aktualisht në një proces tejet të intensifikuar të anëtarësimit dhe jam shpresëplotë, që do të ndodhë herët më shumë se vonë… në fund të 2027 përfundojmë pjesën teknike”, deklaroi Rama.

Ai nënvizoi se ndryshimet në qasjen e BE ndaj zgjerimit janë të lidhura drejtpërdrejt me zhvillimet në Ukrainë, që sipas tij kanë theksuar rëndësinë gjeopolitike të Ballkanit Perëndimor.

Përveç politikës, kreu i qeverisë u ndal edhe te ekonomia dhe investimet. Ai u bëri thirrje të huajve që të investojnë në tregun e pasurive të paluajtshme në Shqipëri, duke theksuar rritjen e vazhdueshme të këtij sektori dhe potencialin për fitime të mëdha në të ardhmen.

Sezoni turistik po zgjatet tashmë… sektori i pronave në Shqipëri po ecën vërtetë përpara dhe ka hapësirë për të blerë prona me një çmim të përballueshëm ende… Ajo që do t’u thosha të gjithëve që kanë shumë para, t’i shpenzoni duke blerë prona, apartamente në Shqipëri, do të jetë investim shumë i mirë… sepse çmimet do rriten akoma më shumë edhe kur të bëhemi shtet anëtar i BE. Çmimet rriten pothuajse dyfish. Blini një apartament në Tiranë, prisni pak vite, dhe e shisni me çmim dyfish”, u shpreh Rama.

Në fund, i pyetur për ecurinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Rama ritheksoi nevojën që Prishtina të përmbushë detyrimet e saj ndaj BE-së, duke paralajmëruar se refuzimi i tyre mund të çojë në izolim.

“Prishtina zyrtare duhet të bëjë detyrat që kërkon BE ose në të kundërt, do ta izolojë veten edhe më shumë”, u shpreh kreu i qeverisë shqiptare.