Rama shkon në selinë rozë, mbledh sërish deputetët: Angazhim në terren dhe evidentim i problematikave të qytetarëve - Gazeta Express
string(113) "rama-shkon-ne-seline-roze-mbledh-serish-deputetet-angazhim-ne-terren-dhe-evidentim-i-problematikave-te-qytetareve"

Shqiperi

Gazeta Express

04/07/2025 10:13

Rama shkon në selinë rozë, mbledh sërish deputetët: Angazhim në terren dhe evidentim i problematikave të qytetarëve

Shqiperi

Gazeta Express

04/07/2025 10:13

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka mbledhur mëngjesin e sotëm në selinë rozë deputetët aktualë që munguan në mbledhjen e djeshme për shkak se ishin në Parlament.

Rama do të japë të njëjtat porosi për deputetët; angazhim në terren dhe evidentimi i problematikave kryesore për tu raportuar në një mbledhje të dytë.

Një ditë më parë, Rama mblodhi në seli deputetët e zgjedhur të Tiranës nga zgjedhjet e 11 majit, si dhe drejtues të strukturave të Bashkisë Tiranë.

Rama u kërkoi deputetëve që të jenë aktivë në terren dhe të identifikojnë problematikat me të cilat përballen qytetarët në zonat e tyre.

Në mbledhje morën pjesë deputetët fitues të zgjedhjeve të 11 Majit dhe ata aktualë që nuk arritën të fitonin, si edhe drejtues të bashkisë Tiranë dhe administratorët e njësive administrative.