Rama sërish akuza gjykatësit Balliu: Në 9 minuta vendosi kundër shtetit për një pallat pa leje - Gazeta Express
string(93) "rama-serish-akuza-gjykatesit-balliu-ne-9-minuta-vendosi-kunder-shtetit-per-nje-pallat-pa-leje"

Shqiperi

Gazeta Express

20/08/2025 19:02

Rama sërish akuza gjykatësit Balliu: Në 9 minuta vendosi kundër shtetit për një pallat pa leje

Shqiperi

Gazeta Express

20/08/2025 19:02

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sot kritikat ndaj gjyqtarit Hazbi Balliu, lidhur me vendimin për të hequr konfiskimin e një pallati pa leje, i cili ishte parashikuar të shërbente si seli e re për Kadastrën në Tiranë. Në një reagim në Facebook, kreu i qeverisë u shpreh se gjyqtarit Balliu i janë dashur vetëm 10 minuta për të vendosur në favor të palës paditëse.

“As 10 minuta nuk i janë dashur gjykatësit Balliu që t’i dalë kundër shtetit dhe të marrë anën e paditësve që kanë bërë një pallat të tërë pa leje, i cili u konfiskua si i tillë e iu dha Agjencisë Shtetërore të Kadastrës”, shprehet Rama.

Sipas Ramës, dokumentet që iu paraqitën gjyqtarit për shqyrtim kërkonin të paktën 9 minuta vetëm për t’u lexuar, por Balliu nuk është ndalur tek to. Kreu i qeverisë shton se gjyqtarit i ka mjaftuar fakti që në godinën e vjetër të ASHK-së deri më tani nuk ka pasur viktima.

Materialet që institucionet i vunë në dispozicion Balliut duan shumë më tepër se 9 minuta të lexohen, por natyrisht që gjykatësi as nuk i ka lexuar sepse i ka mjaftuar fakti që në godinën e vjetër të ASHK, e cila është bërë e pasigurt nga tërmeti nuk ka pasur asnjë viktimë dhe kësisoj puna sipas tij mund të vazhdonte nën tavanët që binin, ndërsa pallatin pa leje shohim e bëjmë”.