Rama: Segmenti Breg Lumi-Theth rrit aksesin e banorëve dhe vizitorëve në bukuritë natyrore - Gazeta Express
string(89) "rama-segmenti-breg-lumi-theth-rrit-aksesin-e-banoreve-dhe-vizitoreve-ne-bukurite-natyrore"

Shqiperi

Gazeta Express

27/06/2025 19:00

Rama: Segmenti Breg Lumi-Theth rrit aksesin e banorëve dhe vizitorëve në bukuritë natyrore

Shqiperi

Gazeta Express

27/06/2025 19:00

Breg Lumi – Theth, është një tjetër segment rrugor që rrit aksesin e banorëve dhe vizitorëve për të përjetuar bukuritë natyrore të kësaj zone.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky segment që është pjesë e lotit të dytë të rrugës së Dukagjinit.

Në këtë segment janë kryer punime për zgjerimin e trasesë, nivelimin e terrenit dhe ndërtimin e mureve mbrojtëse, duke përmirësuar infrastrukturën dhe sigurinë përgjatë këtij aksi rrugor.

Ky aks mundëson rigjallërimin social dhe ekonomik të gjithë fshatrave përreth.

Kjo rrugë është pjesë e projektit “Rrugët e bardha”. Ky projekt u shërben bashkive të vogla, të cilat kanë një zhvillim ekonomik të rëndësishëm vitet e fundit, siç mund të jenë rastet e bashkive që kanë zhvillim bujqësor apo turistik.

Thethi, pjesë e Alpeve Shqiptare, është kthyer vitet e fundit në një pikë referimi për turizmin e aventurës dhe natyrës, duke tërhequr vizitorë vendas dhe të huaj që kërkojnë eksperienca autentike në zemër të maleve.

Turistët e huaj që vizitojnë Thethin, preferojnë të përshkojnë një shteg që kalon në lartësinë 1795 metrave, për të shkuar në Valbonë ose anasjelltas. Ndërsa fshati shtrihet në lartësinë 850 metra mbi nivelin e detit.