Rama rikujton studentët dhe pedagogët në prag të vitit akademik: Pa vaksinë nuk hyni në auditor - Gazeta Express
string(94) "rama-rikujton-studentet-dhe-pedagoget-ne-prag-te-vitit-akademik-pa-vaksine-nuk-hyni-ne-auditor"

Shqiperi

Gazeta Express

20/09/2021 9:22

Rama rikujton studentët dhe pedagogët në prag të vitit akademik: Pa vaksinë nuk hyni në auditor

Shqiperi

Gazeta Express

20/09/2021 9:22

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të hëne me një mesazh për vaksinimin e studentëve.

Rama ka shpërndarë disa foto ku shihen disa studentë duke u vaksinuar teksa shton se për të hyrë në auditor vaksinimi është i detyrueshëm.

Lexo Edhe:

Mes të tjerash kryeministri është shprehur se tashmë dyert e universiteteve janë hapur për vaksinimin e pedagogëve e studentëve, si një garanci më shumë, për një ecuri sa më të mirë të vitit të ri akademik që është në prag.

Postimi i Ramës:

MIRËMËNGJES
dhe duke ju kujtuar se për të hyrë në auditor vaksinimi është i detyrueshëm, si edhe duke ju njoftuar se tanimë dyert e universiteteve janë hapur për vaksinimin e pedagogëve e studentëve, si një garanci më shumë, për një ecuri sa më të mirë të vitit të ri akademik që është në prag, ju uroj një javë të mbarë.

foto galeri