Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga kantieri i punimeve në hyrje të qytetit të Shkodrës, duke e vlerësuar si një investim kyç për përmirësimin e infrastrukturës në veriun e vendit.
Përmes një postimi në Facebook, Rama thekson se projekti përfshin ndërhyrje në segmentin rrugor nga Harku i Bërdicës deri te Ura e Bahçallëkut. Aktualisht, punimet janë të përqendruara në zgjerimin e rrugës si dhe në ndërtimin e këmbëve të urës së re, që do të zëvendësojë atë ekzistuese në Bahçallëk.
“Kantieri i punës në hyrje të qytetit të Shkodrës nga Harku i Bërdicës deri tek Ura e Bahçallëkut, ku krahas zgjerimit të rrugës, puna është përqendruar në ndërtimin e këmbëve të urës së re të Bahçallëkut, një investim i rëndësishëm infrastrukturor i qeverisë që i jep qendrës së veriut një hyrje dinjitoze”, shkruan Rama.
Prishtinë, 30 korrik 2025 – Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, po zgjeron praninë...