Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar pamje për një zjarrvënie të qëllimshme.
Ai ka thënë se kjo është zbuluar përmes dronëve të Forcave Ajrore duke shtuar se Policia e Shtetit për kapur autorët e këtyre veprave.
Rama ka thënë se zjarrvënien do duhej ta barazonin me rast të vrasjes.
“Të ndezësh një zjarr me qëllim, nuk është vetëm krim, por është tradhti ndaj tokës sonë dhe të ardhmes së fëmijëve tanë .Ja dhe pamjet e një zjarrvënieje të qëllimshme të evidentuar sot nga dronët e Forcës Ajrore. Policia e Shtetit është në terren për të çuar përpara drejtësisë këdo që luan me flakët mbi pasurinë e përbashkët.Ndërkohë, në këtë kohë të vështirë ngrohjeje globale dhe flakësh që po sfidojnë të gjitha shtetet e Mesdheut sidomos, zjarrvënien do të duhet ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal. Këto janë pamjet e dronit Bajraktar ku dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme”, ka shkruar Rama në Facebook.