Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se është pritur në stadiumin legjendar “Santiago Bernabéu” nga presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez.
Rama e ka cilësuar si një privilegj mikpritjen nga numri një i klubit madrilen, të cilin e ka quajtur “president legjendar”.
Gjatë takimit mes tyre, është folur për një projekt të rëndësishëm që lidhet me sportin në Shqipëri: sjelljen e shkollës së futbollit dhe Universitetit të Sporteve, të krijuar dhe mbështetur nga Fondacioni i Real Madridit.
Ky hap shihet si një mundësi e madhe për zhvillimin e talenteve të rinj shqiptarë dhe për fuqizimin e infrastrukturës sportive në vend.
Rama publikoi edhe disa pamje nga takimi në Bernabéu, duke shfaqur afrimitetin me një nga figurat më të rëndësishme të futbollit botëror.