Rama prezanton projektin për ndërtimin e HEC-it të Skavicës - Gazeta Express
string(59) "rama-prezanton-projektin-per-ndertimin-e-hec-it-te-skavices"

Rama prezanton projektin për ndërtimin e HEC-it të Skavicës

Gazeta Express

03/06/2020 11:52

Kreu i qeverisë ka prezantuar këtë të mërkurë projektin e HEC-it të Skavicës, që sipas tij u premtua nga të gjitha qeveritë por kurrë nuk u arrit të realizohej.

Rama tha se investimi do të kryhet me financim 100% shtetëror dhe se me ngritjen e HEC-it të Skavicës merr fund dhe humbja kolosale e energjisë. Rama shtoi se punimet do të nisin vitin tjetër

Lexo Edhe:

Rama: Pas më shumë se gjysmë shekulli si ëndërr në sirtarin e qeverive shqiptare, projekti i Hidrocentralit të Skavicës, hyn në rrugën e realizimit”. 

Ne e kthyem Skavicen ne tavoline dhe ne 2017, ne Samitin e Trestes, HEC i Skavices u miratua si nje nga projektet prioritare te procesit te Berlinit.

Hidrocentrali i Skavicës kompleton Kaskadën e Lumit Drin, krijon mundësinë e ruajtjes së rezervës ujore, duke u dhënë përfundimisht fund humbjeve kolosale të energjisë, me pasojë përmbytjet kronike (kur pikërisht nga mungesa e Skavicës kryhen shkarkimet e detyruara prej mbingarkesës ujore) dhe duke e kthyer eksportin apo importin e energjisë, nga një aktivitet me detyrim përcaktim ku shitblerjen e energjisë e përcakton moti, në një aktivitet ku shitblerja diktohet vetëm nga interesi i shtetit

Me kujtohet shume viteve me pare nje nga inxhinieret e njohur te energjise ne vend me pat thene qe kaskada e Drinit pa Skavicen eshte si nje tufe delesh pa bariun dhe pikerisht edhe per faktin se Skavica ka nje rol vendimtar ne menaxhimin e gjithe burimit te energjise duke parandaluar permbytjet kur ndodhin shkarkimet masiove si rezultat i mbingarkeses se reshjeve, meriton kete përkufizim.