Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar premtimin e kryeministrit Edi Rama për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian brenda 5 vjetëve. Ai e krahasoi këtë premtim me deklaratat e dikurshme të kryeministrit për naftën e Shpiragut dhe krijimin e një Fondi sovran që do të ndryshonte jetën e shqiptarëve.
“Integrimi i tij evropian është një piramidë madhore mashtrimi. Miliardat e tij janë të njëjta me ato të naftës së Shpiragut. Ju e mbani mend kur u tha shqiptarëve se do të vërshojnë miliardat. Po, del me pasaportë ky, po prit, çfarë u ofron shqiptarëve? U ofron shqiptarëve integrimin evropian me largimin nga Shqipëria dhe integrimin në Europë të tyre”, tha Berisha.Ai gjithashtu theksoi se Rama, pas 12 vjetësh në pushtet, nuk ka një bilanc të qeverisjes dhe se fushata e tij aktuale është pa program. “Një njeri që ka qeverisur 12 vjet duhej të ishte 12 herë i gatshëm të dilte para qytetarëve. Dhe bën lojën e klounit. Ka gjetur një Lali Luli aty dhe e zëvendësoi Lali Erin dhe kjo është paraqitja e tij. Është disaster”, shtoi Berisha.
Për pensionet dhe pagat, Berisha e akuzoi Ramën për mos rritjen e tyre për shkak të korrupsionit, duke premtuar se do të bëjë ndryshime të menjëhershme pas fitores së PD-së. “Pensionet do t’i rrisim siç i kemi parashikuar. Mashtrues dhe i pashpirt“, tha Berisha, duke theksuar se shqiptarët meritojnë një jetë më të mirë dhe shërbime më të mira nga shteti.
i shtoi se do të rrisë pensionet që në tre muajt e parë të qeverisjes së tij dhe do të vendosë minimumin jetik për çdo qytetar, duke garantuar që askush në Shqipëri nuk do të marrë më pak se 200 euro. “Në 110 ditët e para të qeverisjes do të vendosim minimumin jetik dhe asnjë qytetar në Shqipëri nuk do të marrë më pak se 200 euro”, tha Berisha, duke nënvizuar përpjekjet e PD-së për të krijuar një sistem më të drejtë dhe të barabartë.
Berisha gjithashtu e quajti Ramën një “diktator pa shpirt”. “Njeriu që paraqitet nëpër samite me atlete të bardha, herë si sportist dhe herë si piktor shgarravitës, është një shpirtkeq diktator që nuk respekton asnjë parim, asnjë normë dhe që ulet me shishe sa 210 pensione në një vakt”, përfundoi Berisha.