Rama: Populli i do listat e hapura, por unë kam detyrime nga ‘krushqia’ me Lulin - Gazeta Express
string(76) "rama-populli-i-do-listat-e-hapura-por-une-kam-detyrime-nga-krushqia-me-lulin"

Rama: Populli i do listat e hapura, por unë kam detyrime nga ‘krushqia’ me Lulin

Gazeta Express

02/07/2020 13:49

Deputetja Rudina Hajdari i kërkoi kryeministrit të tregojë pse është kundër listave të hapura, propozim dhe njëkohësisht një kusht i opozitës parlamentare, për të votuar reformën zgjedhore të arritur në Këshillin Politik.

Si përgjigje, Rama i kujtoi Hajdarit gjatë fjalës së tij në kuvend, që edhe ajo e ka firmosur marrëveshje e arritur me opozitën jashtë parlamentare, e kësisoj duhet t’I qëndrojë firmës së saj duke bërë negociata e lëshime për konsensusin e nevojshëm në kalimin e ‘zgjedhores.

Lexo Edhe:

Në lidhje me listat e hapura, Rama e ka pranuar se shumica e qytetarëve shqiptarë e duan këtë ndryshim, një argument që del në skenë edhe në ‘matjet’ që bën vetë PS në publik.

Por pavarësisht kësaj, kryeministri ka deklaruar se nëse zgjedhjet bëhen me lista të hapura, procesi do të komplikohej dhe në fund të zgjedhjeve, rezultati do të kontestohet.

Më tutje, kreu i qeverisë ka shtuar se maxhoranca është në “krushqi” me opozitën jashtë parlamentare, dhe kurrsesi s’mund t’i thotë këtyre të fundit që marrëveshja e arritur përmes negocimit të ndërkombëtarëve do të zhbëhet, në mënyrë që një marrëveshje e re, të kalohet në parlament me opozitën parlamentare.

Ju zonja Hajdari dhe Murrizit u takon një reflektim, që ne e kemi respektuar jo vetëm me fjalë por më të gjitha rregullat nismën  tuaj. Duhet të reflektoni që ky është një proces, që konsensusi duhet të provojë një rezultat për Shqipërinë, ku cdo palë duhet të bëjë koncesionet e veta. Ne jemi pala, që jo se na takon, por e kemi në vetëdije që të bëjmë më shumë koncesione më shumë se të tjerët, koncesione politike, jo për vepra publike. Ju e dini mendimin tim për listat e hapura, unë nuk besoj te efekti i tyre çudibërës, ashtu sikundër mendoj se listat e hapura e ndërlikojnë administrimin e votës, sepse në procesin e administrimit, sidomos të numërimit, të gjithë atyre vagonëve të trenave të koalicioneve, më e pakta që mund të thuash është se nuk është e lehtë.

Tani po të llogarisësh listat e hapura dhe po të kthehemi të shohim sa zgjat numërimi sot me lista të mbyllura, nuk e di si mund të mbarojmë një numërim të pakontestueshëm. Por jam dakord me ju me një pikë. Po është e vërtetë, opinioni publik ka një bindje të përgjithshme se listat e hapura janë zgjidhje e madhe për demokratizimin e përfaqësimit. Listat e mbyllura shihen si kasaforta të mistereve, sekreteve dhe të gjitha të këqijave, ashtu sikur besohet gabimisht se po u hapën listat, kryetarët do të jenë noterë, por nuk është kështu. Nuk i druhem listave të hapura.

Por në këtë fazë na takon ta bëjmë një diskutim, a merremi vesh këtë e shohim në proces, por është me risk se po s’u morëm vesh nuk kalojmë dot asgjë, as lista të hapura, as numërim partiak, me të cilin ju duhet të bini dakord se i bie t’u themi atyre jashtë, ca bëmë me ju nuk vlen më se do të bëjmë me këta. Një krushqi e kemi, të dyfishtë edhe me ata edhe me ju, duhet ta bëjmë se na bie të gjithë ajo që për të gjithë jemi të interesuar, që nënkupton një produkt me standarde. Nëse ju më thoni që ne duam listat e hapura, heqjen e koalicioneve dhe ne duam që në komisione PD dhe Basha mos ketë njerëz, po më thoni ta tmerrojmë Lulin nga e para dhe të mos kemi mundësi ta detyrojmë mos hyjë në zgjedhje” tha ai.