Rama: Po ua tregoj një sekret, Osmani u kërcënua dy vjet nga Prokuroria në Hagë - s'i lejoi ta dhunonin zyrën e Presidentit - Gazeta Express
string(118) "rama-po-ua-tregoj-nje-sekret-osmani-u-kercenua-dy-vjet-nga-prokuroria-ne-hage-si-lejoi-ta-dhunonin-zyren-e-presidentit"

Lajme

Gazeta Express

16/02/2026 13:32

Rama: Po ua tregoj një sekret, Osmani u kërcënua dy vjet nga Prokuroria në Hagë – s’i lejoi ta dhunonin zyrën e Presidentit

Lajme

Gazeta Express

16/02/2026 13:32

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është “kërcënuar” për dy vjet nga Prokuroria e Specializuar në Hagë, pasi nuk lejoi që prokurorët të kërkonin edhe në zyrën e Presidentit në Prishtinë.

Rama tha se Osmani nuk lejoi prokurorët që “demek do të kërkonin edhe aty provat e krimeve kundër njerëzimit”. Foli edhe për përmasën e dëmit që do t’i shkaktonte vendit ajo.

“Tani, mund të jetë sekret shtetëror këtu në Kosovë, por nuk është sekret shtetëror edhe për mua që presidentja e Kosovës është kërcënuar. Dhe këtë gjë nuk e dini sepse nuk është thënë asnjëherë, por po e them sot. Është kërcënuar sepse nuk ka lejuar që prokurorët të dhunonin zyrën e institucionit të Presidnetit të Kosovës, se me demek do të kërkonin edhe aty provat e krimeve kundër njerëzimit, gjë që natyrisht do ta vendoste Kosovën në sytë e botës si një shtet ku deri në zyrën e Presidentit gjenden prova për krime kundër njerëzimit. Dhe kërcënimi i presidentes ka zgjatur dy vjet. Por, për nderin e saj dhe nderin e Kosovës, ajo e ka ndaluar një gjë të tillë”, tha Rama në ceremoninë e promovimit të librit “Kur heshtja flet” të ish-ambasadorit Ahmet Shala.

Advertisement
Advertisement
Advertisement