Rama pezullon lejen e ekspozitës në shesh për shkak të pasaktësive për Masakrën e Dubravës: Fyerje për viktimat, e papranueshme - Gazeta Express
string(125) "rama-pezullon-lejen-e-ekspozites-ne-shesh-per-shkak-te-pasaktesive-per-masakren-e-dubraves-fyerje-per-viktimat-e-papranueshme"

Lajme

Gazeta Express

27/03/2026 21:54

Rama pezullon lejen e ekspozitës në shesh për shkak të pasaktësive për Masakrën e Dubravës: Fyerje për viktimat, e papranueshme

Lajme

Gazeta Express

27/03/2026 21:54

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka reaguar lidhur me ekspozitën në shesh të kryeqytetit, ku ndër tjerash thuhet se në Masakrën e Dubravës, janë vrarë 48 shqiptarë të armatosur.

Rama ka thënë se ekspozita paraqet version të pasaktë dhe se, kjo është e papranueshme gjë që, përbën fyerje të drejtpërdrejtë ndaj viktimave.

‘’ Për këtë arsye, sonte menjëherë e pezullojme lejen për këtë ekspozim në sheshin e Prishtinës’’, ka shkruar Rama, përcjell Gazeta Express.

Postimi:

Jo në Kryeqytet.

Nuk lejojmë që në sheshin e Kryeqytetit tonë të përdhoset dinjiteti i qytetarëve dhe të fyhet kujtesa kolektive e popullit tonë.

Ekspozita paraqet një version të pasaktë të Masakrës së Dubravës. Kjo është e papranueshme dhe përbën fyerje të drejtpërdrejtë ndaj viktimave dhe gjithë qytetarëve të Kosovës.

Për këtë arsye, sonte menjëherë e pezullojme lejen për këtë ekspozim në sheshin e Prishtinës.

Njëkohësisht, kërkojmë përgjegjësi politike dhe institucionale nga Kuvendi i Kosovës për miratimin dhe financimin e një përmbajtjeje të tillë skandaloze!

Advertisement
Advertisement
Advertisement