string(57) "rama-pergjegjesia-ime-te-garantoj-pavaresine-e-drejtesise"

Shqiperi

Gazeta Express

09/05/2025 10:37

Rama: Përgjegjësia ime të garantoj pavarësinë e drejtësisë

Shqiperi

Gazeta Express

09/05/2025 10:37

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, në një intervistë televizive foli për reformën në drejtësi dhe rolin e qeverisë përballë hetimeve për korrupsion. Ai theksoi se qeveria nuk është organ hetimi apo gjykimi.

“Sepse qeveria është për të qeverisur, nuk është as për të bërë hetime, as për të gjykuar se kush është fajtor dhe kush është i pafajshëm”, tha Rama në emisionin Top Story në Top Channel.

Duke ju referuar situatës para vitit 2013, Rama akuzoi paraardhësin e tij për pengim të drejtësisë në ngjarjet e 21 janarit: “Si do kishte këtë nivel hetimi para 2013-s, kur parardhësi im, ‘bufi i kënetës’ ishte në krye të operacionit të vrasjes së njerëzve në Bulevard?… dhe i mori në mbrojtje. Çfarë hetimesh prisje ti në kohën e ‘bufit të kënetës’?”

Sipas Ramës, reformat që sollën pavarësinë e drejtësisë janë meritë e tij dhe e Partisë Socialiste:“E kemi sjellë ne këtë kohë kur hetohet… kemi dorëzuar pushtetin e drejtësisë… atë shpatën që mban ajo zonja e drejtësisë.”

Për kreun e SPAK, Altin Dumanin, Rama tha se e vlerëson personalisht, por nënvizoi se rezultatet janë produkt i reformës: “Rezultatet e tij janë të tijat… Por, ama jo rezultatet. Ekzistencën e tij dhe ekzistencën e kësaj drejtësie e marr unë, patjetër, bashkë me PS-në si meritë.”

Ai shtoi se drejtësia e re nuk erdhi rastësisht: “Tani, nga i erdhi gjithë kjo? Sepse i dorëzuam shpatën që ishte në zyrën time…”

Sa i përket zyrtarëve të PS në hetim, Rama e krahasoi partinë me një familje ku një anëtar mund të devijojë: “Nuk gjykohen nga fakti që një anëtar… bën diçka të turpshme, por gjykohen nga mënyra sesi reagojnë.”

Në fund, ai theksoi: “Përgjegjësia ime politike është vetëm një, të garantoj pakthyshmërinë e këtij procesi dhe të garantoj pavarësinë e drejtësisë nga ndërhyrja e pushtetit ekzekutiv.”