Rama përgjegjës edhe për Diellën, Berisha: Dekreti i Begajt, anti-kushtetues - Gazeta Express
string(73) "rama-pergjegjes-edhe-per-diellen-berisha-dekreti-i-begajt-anti-kushtetues"

Shqiperi

Gazeta Express

13/09/2025 15:35

Rama përgjegjës edhe për Diellën, Berisha: Dekreti i Begajt, anti-kushtetues

Shqiperi

Gazeta Express

13/09/2025 15:35

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ministren virtuale, Diella, të cilën e quan një kukull.

Sipas kryedemokratit, kryeministri Edi Rama është përgjegjës edhe për Diellën, ndërsa shton se dekreti i firmosur nga presidenti Bajram Begaj është antikushtetues.

Diella, “ministrja” virtuale e kabinetit të ri qeveritar, është bërë lajm botëror. Zgjedhja e kryeministrit Edi Rama për të emëruar një “ministre” të gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale, ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja, të cilat shkruajnë se Shqipëria është bërë vendi i parë në botë që ndërmerr një hap të tillë.

Ramaduro dhe dekreti antikushtetues i Begajt!

Në një rast unik në historinë e botës, më saktë, në komedinë botërore, kukulla e Edi Ramës, Presidenti Begaj, me propozimin e kryetarit të PS, Edi Rama, me dekretin e djeshëm presidencial emëroi, përveç kryeministrit, edhe Ministrin Virtual të Inteligjencës Artificiale, apo Diella Ramën, nën përgjegjësinë e Kryeministrit për krijimin dhe funksionimin e saj. Kështu, duke shkelur Kushtetutën dhe në fyerje të inteligjencës, shtohet një dëm kushtetues që është deklarimi si në asnjë vend tjetër të botës se Diella është ministre.

Ky ministër virtual, jo-njerëzor, jo-personal, shfaqet në një dokument kushtetues të narkoshtetit, siç është dekreti presidencial që emëron kryeministrin“, shprehet ndër të tjera Berisha.