Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për situatën e zjarreve që kanë goditur Shqipërinë, duke theksuar se sot është një tjetër ditë gatishmërie e lartë dhe përpjekjesh të përbashkëta. Ai vlerësoi përpjekjet dhe sakrificat e bëra nga të gjitha strukturat dhe qytetarët për përballimin e flakëve, duke theksuar se situata ka njohur përmirësime të dukshme, megjithatë ende mbeten rreziqe të papritura.
“Mirëmëngjes dhe me një tjetër ditë gatishmërie të lartë e përpjekjesh të përbashkëta, përballë një situate të përmirësuar falë mundimesh e sakrificash të admirueshme por me rreziqe e të papritura në çdo çast; me neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin e tyre të krehjes para pasqyrave mediatike, teksa në tërë Europën Jugore digjen në flakë mijëra vatra zjarri nga Spanja e deri në Turqi, ju uroj një ditë sa më të qetë të gjithëve”, ka shkruar kryeministri.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...