Rama për zjarret: Situata më e përmirësuar, por gatishmëria e lartë mbetet e nevojshme - Gazeta Express
string(84) "rama-per-zjarret-situata-me-e-permiresuar-por-gatishmeria-e-larte-mbetet-e-nevojshme"

Shqiperi

Gazeta Express

14/08/2025 9:00

Rama për zjarret: Situata më e përmirësuar, por gatishmëria e lartë mbetet e nevojshme

Shqiperi

Gazeta Express

14/08/2025 9:00

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për situatën e zjarreve që kanë goditur Shqipërinë, duke theksuar se sot është një tjetër ditë gatishmërie e lartë dhe përpjekjesh të përbashkëta. Ai vlerësoi përpjekjet dhe sakrificat e bëra nga të gjitha strukturat dhe qytetarët për përballimin e flakëve, duke theksuar se situata ka njohur përmirësime të dukshme, megjithatë ende mbeten rreziqe të papritura.

“Mirëmëngjes dhe me një tjetër ditë gatishmërie të lartë e përpjekjesh të përbashkëta, përballë një situate të përmirësuar falë mundimesh e sakrificash të admirueshme por me rreziqe e të papritura në çdo çast; me neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin e tyre të krehjes para pasqyrave mediatike, teksa në tërë Europën Jugore digjen në flakë mijëra vatra zjarri nga Spanja e deri në Turqi, ju uroj një ditë sa më të qetë të gjithëve”, ka shkruar kryeministri.