Rama për vdekjen e Vjosa Berishës: Sot ndjehemi më të varfër pa miken tonë të mrekullueshme - Gazeta Express
string(90) "rama-per-vdekjen-e-vjosa-berishes-sot-ndjehemi-me-te-varfer-pa-miken-tone-te-mrekullueshme"

Rama për vdekjen e Vjosa Berishës: Sot ndjehemi më të varfër pa miken tonë të mrekullueshme

Lajme

Gazeta Express

23/06/2022 14:54

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas vdekjes së producentes, Vjosa Berisha.

Rama tha se “Prishtinës iu shua një dritë që përgjatë 20 viteve pa u ndalur, ka rrezatur aq shndritshëm në skenën kulturore e kinematografike në vend me punën, profesionalizmin dhe energjinë e saj të pashoq”.

Lexo Edhe:

Lajmin për vdekjen e producentes e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj, Fatos Berisha përmes një postimi të në rrjetin social “Instagram”.

“Me pikëllim të thellë bëjmë të ditur se e dashura jonë Vjosa Berisha ndërroi jetë, sot me datë 23 qershor në spitalin University College Hospital në Londër. Datën dhe vendin e varrimit do ta bëjmë të ditur më vonë. Familjet Berisha dhe Istrefi.”, ka shkruar ai./Express