Rama për vdekjen e Shemit: Humbja është e madhe, por gjurma që la do të mbetet e pashlyeshme - Gazeta Express
string(90) "rama-per-vdekjen-e-shemit-humbja-eshte-e-madhe-por-gjurma-qe-la-do-te-mbetet-e-pashlyeshme"

Lajme

Gazeta Express

22/12/2025 19:07

Rama për vdekjen e Shemit: Humbja është e madhe, por gjurma që la do të mbetet e pashlyeshme

Lajme

Gazeta Express

22/12/2025 19:07

Përparim Rama, kryetar i Prishtinës, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e këngëtarit Shemsi Krasniqi.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Rama shkruan:

Me dhimbje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Shemsi Krasniqit, zërit të paharruar të grupit legjendar “Ilirët”.

Shemi ishte artist që nuk i përkiste vetëm skenës, por edhe shpirtit të një kohe, një brezi dhe një qyteti të tërë. Ishte imazh i gjallë i Prishtinës në vitet kur muzika rock ishte zë rebelimi, shprese dhe lirie.

Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë adhuruesve të muzikës së tij.

Humbja është e madhe, por gjurma që la në historinë e muzikës shqiptare dhe në kujtesën e kryeqytetit do të mbetet e pashlyeshme.

Postimi i plotë:

Advertisement
Advertisement
Advertisement