Edi Rama ka mbajtur sot fjalimin e tij të parë pas fitimit të një mandati të katërt për të qeverisur vendin, fitore me një diferencë me mbi 250 mijë vota PD.
Ndërsa falënderoi të gjithë votuesit, bashkëpunëtorët dhe familjen e tij, Rama një mesazh e kishte edhe për partitë e reja, ku deri tani mandat kanë marrë partia e Agron Shehajt, partia e Arlind Qorit dhe ajo e Adriatik Lapajt.
Rama i përgëzoi dhe tha se uron që të jenë alternativa në këtë parlament të ri e në vijim.
“I përgëzoj udhëheqësit e partive të vogla opozitare që bënë betejat e tyre jo të lehta dhe i mbijetuan presionit të ajrit mes forcave politike kryesore, uroj mos ecin në gjurmët e opozitës së vjetër por të gjejnë mënyra për t’u rritur si alternativa”, tha Rama./TCH