Kryeministri Edi Rama, gjatë një vizite në shkollën “Besnik Sykja” në Tiranë, mbrojti vendimin për mbylljen e TikTok në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një hap të duhur për mbrojtjen e fëmijëve nga ndikimet negative. Ai paralajmëroi rreziqet e përdorimit të VPN-ve për të aksesuar aplikacionin, duke theksuar se kjo mund të ekspozojë të dhënat personale ndaj hakerëve.
“Përdorimi i VPN-ve është shumë i rrezikshëm, pasi mund të bëjë që të dhënat tuaja të vidhen”, tha Rama, duke u bërë thirrje mësuesve dhe prindërve të informojnë fëmijët mbi këtë çështje.
Ai shtoi se qeveria është në bisedime me TikTok për vendosjen e filtrave të sigurisë për të miturit dhe për një program edukativ mbi shkencën dhe matematikën.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...