Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e quajti “bllokues total” kandidatin e LVV-së për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çekun, në një intervistë në Frontal në T7.
Ai tha se ministrit në detyrë të Kulturës i ka ndihmuar “për çkado”, mirëpo nga ai tha se ka hasur gjithmonë në bllokadë.
“Ja që na doli kandidat. Një person të cilit jam mundu t’i ndihmojë, për çkado që ka pasë kërkesë Ministria e Kulturës ndaj Komunës së Prishtinës, ne kemi hapë rrugë. Mirëpo kurdo që ata është dashtë që t’i ndihmojnë Komunës, kanë blloku, në secilën pikë”, tha ai.
Rama tha se kandidaturën e Çekut për kryetar të kryeqytetit “nuk e duan as vetë anëtarët e Vetëvendosjes këtu në Prishtinë”.
“Është i imponuar nga vetë kryeministri”, tha ai.
Rama tha se “të gjitha projektet madhore në qendër janë të bllokuara pikërisht nga ky person”.