Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas debatit në Pressing të T7, ku mori pjesë kandidati për kryetar të kryeqytetit nga Lëvizja Vetëvendosje, Hajrullah Çeku
Rama tha se pas afro tre orësh debat, Çeku nuk arriti të përmendte asnjë projekt konkret që planifikon të realizojë për Prishtinën.
“S’përmendi asnjë projekt, as edhe një! Madje, edhe si Ministër i Kulturës, nuk ishte në gjendje të tregonte asnjë projekt të përfunduar në kryeqytet,” shkroi Rama.
Ai shtoi se, sipas Çekut, për renovimin e hapësirave ekzistuese do të duheshin 4–5 vjet, duke ironizuar se “sa vite do të duhen për të nisur e përfunduar projekte nga zero, si ato që po i realizojmë ne në Kryeqytet.”