Rama për Adelina Thaçin: Zë që vjen nga kultura e akademia, prania e saj në Kuvend do të kontribuonte në pasurimin e debatit publik - Gazeta Express
string(129) "rama-per-adelina-thacin-ze-qe-vjen-nga-kultura-e-akademia-prania-e-saj-ne-kuvend-do-te-kontribuonte-ne-pasurimin-e-debatit-publik"

Zgjedhjet

Gazeta Express

19/12/2025 19:36

Rama për Adelina Thaçin: Zë që vjen nga kultura e akademia, prania e saj në Kuvend do të kontribuonte në pasurimin e debatit publik

Zgjedhjet

Gazeta Express

19/12/2025 19:36

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka thënë se kandidatja e LDK’së për deputete, Adelina Thaçi, përfaqëson ndërthurjen e kulturës, etikës profesionale dhe angazhimit qytetar, dhe se, ajo ofron një perspektivë ndryshe: një zë që vjen nga kultura dhe akademia.

Rama, ka shtuar po ashtu se, prania e figurave si ajo e Thaçit, do të kontribuonte në pasurimin e debatit publik dhe në ndërtimin e politikave gjithëpërfshirëse dhe afatgjate.

Postimi:

Adelina Thaçi përfaqëson ndërthurjen e kulturës, etikës profesionale dhe angazhimit qytetar. Në një kohë kur politika ka nevojë për mendim kritik, komunikim të përgjegjshëm dhe integritet personal, kandidatura e saj ofron një perspektivë ndryshe: një zë që vjen nga kultura dhe akademia.

Prania e figurave të tilla në Kuvend të Kosovës do të kontribuonte në pasurimin e debatit publik dhe në ndërtimin e politikave gjithëpërfshirëse dhe afatgjate.

Përkrahja për këtë kandidaturë nuk është thjesht politike, është mbështetje për vlera, për dialog dhe për një qasje më të ndershme e më të vetëdijshme ndaj përfaqësimit publik.

Advertisement
Advertisement
Advertisement