Rama pasi u miratua bartja e 28 milionë eurove: Uroj që Murati t'i alokojë këto sikurse edhe 35 milionët e bllokuara - Gazeta Express
string(114) "rama-pasi-u-miratua-bartja-e-28-milione-eurove-uroj-qe-murati-ti-alokoje-keto-sikurse-edhe-35-milionet-e-bllokuara"

Lajme

Gazeta Express

27/11/2025 16:52

Rama pasi u miratua bartja e 28 milionë eurove: Uroj që Murati t’i alokojë këto sikurse edhe 35 milionët e bllokuara

Lajme

Gazeta Express

27/11/2025 16:52

Pak më herët, Kuvendi Komunal i Prishtinës miratoi propozim-vendimi për bartjen e mjeteve nga viti 2024 në vitin 2025 në vlerë prej 28 milionë eurosh, pikë e cila kaloi duke marrë 38 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, raporton Gazeta Express.

Lidhur me këtë ka reaguar kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama. Ky i fundit në Facebook, ka uruar që të bëhet edhe alokimi i mjeteve të votuara sot, si dhe, 35 milionë euro të tjera, që janë 25 nga të hyrat vetanake dhe 10  si grant qeveritar.

‘’Miratohen në Asamblenë e Kryeqytetit të hyrat e vitit 2024 në vlerë prej 28 milionë euro!

Uroj që ministri në detyrë ta mbajë fjalën për alokimin e mjeteve të votuara sot. Si dhe 25M të hyra vetanake dhe 10M grant qeveritar, në total 35Milion që ende mbahen të bllokuara dhe që nuk kërkojnë asnjë procedurë në Asamble, por vetëm vullnetin e ministrit në detyrë për miratim!’’, ka shkruar Rama.