Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Driloni i Pogradecit, i zbardhur nga dëbora.
“Parku i Drilonit, që bora e këtij janari e bën të duket si i dalë nga ndonjë përrallë e Andersenit”, shkruan Rama.
Driloni, ku gjatë tri stinëve të tjera të vitit mund të shëtitësh, vozitësh me varkë dhe të shijosh bukuritë e florës dhe faunës së pasur, sot ofron një pamje mbresëlënëse.