Rama parashikoi mbi 78 mandate, Berisha i përgjigjet: Shqiptarët ta kanë prerë biletën
Shqiperi
Gazeta Express
08/05/2025 15:50
Pas projeksionit të kryeministrit Edi Rama për 78 deri në 88 mandate në zgjedhjet e 11 majit, të njohur si “memorandumi i Kuçit”, ka ardhur edhe reagimi i liderit të opozitës, Sali Berisha.
Në një konferencë për shtyp, kryedemokrati ironizoi deklaratat e Ramës, duke i quajtur planet e tij qesharake dhe duke e cilësuar atë si një kryeministër në fund të mandatit të tij.
“Planet e Edi Ramës janë plane krejtësisht qesharake. Edi Rama është në ditët e fundit në atë zyrë dhe i them që shqiptarët ta kanë prerë biletën, mezi të pret McGonigal, me të cilin je i lidhur si siamez në shtyllë vertebrore me të”, tha Berisha.