Rama paralajmëron largimin e lavazheve të paligjshme nga trotuaret - Gazeta Express
string(66) "rama-paralajmeron-largimin-e-lavazheve-te-paligjshme-nga-trotuaret"

Shqiperi

Gazeta Express

01/08/2025 15:30

Rama paralajmëron largimin e lavazheve të paligjshme nga trotuaret

Shqiperi

Gazeta Express

01/08/2025 15:30

Kryeministri Edi Rama reagoi sërish për pushtimin e hapësirave publike, duke u fokusuar këtë herë te lavazhet që operojnë në trotuare dhe në kushte jashtë ligjit.

Përmes një postimi në Facebook, Rama publikoi pamje nga disa prej tyre dhe i bëri thirrje pronarëve që të largojnë vetë pajisjet, për të shmangur gjobat.

Ai sugjeroi që nëse prona është private, pronarët të kërkojnë leje për ngritjen e një njësie shërbimi sipas rregullave, duke theksuar se aktivitetet pa leje nuk do të tolerohen.