Rama paralajmëron krijimin e “listës së zezë”: Kujdes! Territori do monitorohet me kamera - Gazeta Express
string(85) "rama-paralajmeron-krijimin-e-listes-se-zeze-kujdes-territori-do-monitorohet-me-kamera"

Shqiperi

Gazeta Express

03/10/2025 13:27

Rama paralajmëron krijimin e “listës së zezë”: Kujdes! Territori do monitorohet me kamera

Shqiperi

Gazeta Express

03/10/2025 13:27

Kreu i qeversië, Edi Rama, ditën e sotme ka zhvilluar një konferecë për mediat së bashku me ministren e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu dhe ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari.

Në fokus janë masat e marra nga qeveria për forcimin e kontrollit mbi territorin, mbrojtjen e hapësirave publike, zbatimin cilësor të lejeve të ndërtimit si edhe ndëshkimin e ndërtimtarisë së paligjshme.

Kryeministri  theksoi se debatet që cënojnë parimet themelore të funksionimit të një shteti demokratik janë të papranueshme për një vend që synon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian brenda kësaj dekade.

Rama gjithashtu njoftoi krijimin e një liste të zezë.

Edi Rama: Për pak vite bëhemi pjesë e BE-së. Nuk mund të kemi akoma diskutime mbi disa principe themelore të funksionimit të një vendi demokratik evropian, karakteri social i pronës është i mishëruar në të gjitha kuhstetutat evropiane dhe është normë e bashkëjetetës evropiane. Nuk mund të vësh në emër të pronës një gardh rreth e rrotull dritares së katit të parë dhe të rrisësh bagëti.

Lista e zezë do të përfshijë zhvilluesit, shoqëritë, individët që kanë shkelur ligjin, përfshirë administratorët, ortaket, pronarët përfitues që do të përjashtohen nga çdo mundësi për të marrë leje ndërtimi për një periudhë 5-vjeçare. Kjo listë do të mbahet dhe do të përditësohet nga sekretariati teknik i Këshillit Kombëtar të Territorit dhe të Ujit dhe do të jetë një regjistër publik i aksesueshëm nga të gjithë.

Kryeministri njoftoi se në çdo kantier ndërtimi do vendosen kamera dhe i gjithë procesi do ndiqet në kohë reale. Gjithashtu tha se të gjithë ata që ndërtojnë, do kenë detyrim mbjelljen e pemëve. Por, këtë masë detyruese nuk do ta lërë në dëshirën e ndërtuesve, por secili prej tyre do të duhet të dorëzojë pemët dhe për këtë do krijohet edhe një fidanishte publike.

Rama: Monitorimi i territorit nëpërmjet teknologjisë, dronë, kamera, GPS për ndërtimin dhe kontrollin e zbatimit të lejeve të ndërtimit. Kërkohet vendosja e kamerave në të gjitha kantieret e ndërtimit dhe ndiqet gjithë procesi në kohë reale. Masë tjetër është krijimi i fondit të gjelbër. Subjektet ndërtuese duhet të garantojnë sasi të caktuar pemësh në raport me sipërfaqen e ndërtimit dhe rregullat e posaçme do të përcaktohen me vendim të këshillit të ministrave. Është plan që e kemi përpunuar do krijojmë fidanishtet publike në pjesë të ndryshme të territorit, subjektet do sjellin pemët. Nuk do jetë histori po unë do mbjell pemë dhe shihemi. Do ketë një katalog, do jenë parametrat e përcaktuar dhe subjektet do dorëzojnë pemët. Kush ndërton më shumë, do mbjellë më shumë pemë. Janë të gjitha masa në fuqi./