Rama paralajmëron gjoba dhe ndjekje penale për ndërtuesit: Nuk ka prona private përreth pallateve - Gazeta Express
string(96) "rama-paralajmeron-gjoba-dhe-ndjekje-penale-per-ndertuesit-nuk-ka-prona-private-perreth-pallateve"

Shqiperi

Gazeta Express

04/07/2025 13:24

Rama paralajmëron gjoba dhe ndjekje penale për ndërtuesit: Nuk ka prona private përreth pallateve

Shqiperi

Gazeta Express

04/07/2025 13:24

Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një paralajmërim për ndërtuesit, të cilët, sipas tij, kanë “keqkuptuar sensin e pronës së përbashkët dhe asaj private”, duke privatizuar në mënyrë të padrejtë hapësirat publike përreth godinave.

“Dua t’u bëj një thirrje të gjithë atyre që kanë keqkuptuar sensin e pronës së përbashkët dhe asaj private, kam parasysh zhvilluesit e pallateve, ndërtuesit, që pasi kanë ndërtuar pallatet, e bashkë me ata që kanë lokalet aty, e kanë trajtuar pronën përreth si pronë private. Ajo është po aq pronë private sa ç’është shkalla e pallatit, që u përket minimalisht banorëve në atë pallat. Askush nuk ka më shumë të drejta se sa secili prej banorëve apo familjeve në atë pallat”, u shpreh Rama përmes një lidhjeje live në Facebook.

Kryeministri theksoi se nuk mund të ketë “pronë private sa kohë është një pronë që ka derivuar nga zhvillimi i ndërtesave rreth e rrotull”, duke përmendur rastet kur vendosen trarë për parkim dhe hapësira përreth kthehen në “biznes privat” nga individë të veçantë.

Ai paralajmëroi masa të ashpra për këdo që zapton ose dëmton pronën publike: “Kushdo që zapton dhe shkatërron pronën publike do të përballet me gjoba e deri në ndjekie penale.”

Brenda javës duhet të kemi inventarët në këto qytete, të nisin të mbledhin plaçkat se boll është boll,” deklaroi Rama gjatë një komunikimi live, ku theksoi se prioritet do të jenë qytetet si Tirana, Vlora dhe Durrësi.

Kryeministri tha se do të jetë personalisht më pranë qytetarëve, për t’u përgjigjur kërkesave dhe ankesave të tyre. “Arsyet më kanë bërë që të jem më pranë Tiranës, shumë më pranë banorëve, marr më shumë mesazhe, kërkesa dhe ankesa. E kam shumë të fortë detyrimin në Tiranë, në Vlorë, në Durrës. Kam marrë mbështetje edhe personalisht, të jem gati për t’ju dhënë përgjigjen që ata kërkojnë dhe përgjigjen e interesit publik të përbashkët.”

Ai paralajmëroi gjithashtu inspektorët dhe strukturat e bashkive që të veprojnë pa vonesë. “Duke shpresuar që edhe këta inspektorët e bashkive, IMT do të vrapojnë shumë këto dy javë që të mos befasohen me faktet e syve të tyre të mbyllur, do ketë edhe pasoja ligjore.”

Në fund, Rama shtoi me ironi: “Faleminderit për mesazhet, por kur vjen prefiksi i gjashtë s’është më nevoja për festa ditëlindjeje.”