Rama paralajmëron aksion të pandalshëm për lirimin e hapësirave publike: Nuk do të ketë më tolerancë për ndërtimet pa leje - Gazeta Express
string(121) "rama-paralajmeron-aksion-te-pandalshem-per-lirimin-e-hapesirave-publike-nuk-do-te-kete-me-tolerance-per-ndertimet-pa-leje"

Shqiperi

Gazeta Express

14/07/2025 10:11

Rama paralajmëron aksion të pandalshëm për lirimin e hapësirave publike: Nuk do të ketë më tolerancë për ndërtimet pa leje

Shqiperi

Gazeta Express

14/07/2025 10:11

Kryeministri Edi Rama tha se aksioni për lirimin e hapësirave publike dhe shembjes së ndërtimeve pa leje nuk do të jetë e lehtë, por është një aksion i pandalshëm. Paralajmëroi edhe një akt normativ.

“Tirana është zona më e nxehtë edhe për shkak të atraksionit të madh që ka në të gjithë drejtimet dhe numrit të madh, dhe nuk ka lagje apo bllok banimi që të mos ketë zaptuesin e vet. Ka nevojë të bëhet një punë e mirë nga kryeinspektori por ka nevojë për t’u vazhduar në të gjithë territorin dhe të gjithë ato të dhëna që po mblidhen nga deputetët duhet të kthehen në plane veprimi.  Paralelisht kemi ngritur një grup prej 60 arkitektësh lokalë, të ndarë në 8 grupe për projektimin e ripërtëritjes së pikave se ku do të bëhen prishjet dhe do të lirohen hapësirat.

Do të jetë rilindja urbane 2.0 në Tiranë dhe në qytetet e mëdha. Shkodra, Lezha që cuditërisht ose jo shumë kanë më pak problematika se në Lezhë drejton policia, pastaj Durrësi, Vlora e Fieri, Elbasani, Korça është po ashtu edhe pse nuk drejton policia me më pak problematika të kësaj natyre ndërkohë që në vijën bregdetare, duhet të ketë një presion të rritur ndaj të gjithë atyre që ndërtojnë dhe tentativave për të ndërtuar pa leje. Do të jetë jo e lehtë, por e pandalshme, konstante dhe do të vazhdojë deri kur të konstatojmë që nuk ka më tendenca të kundërta.

Është gjithmonë e më pak, por prapë është shumë. Nuk mund të krahasohet me vite më parë nga pikëpamja e kaosit që krijohet por është tepër dhe duhet vënë kufiri përfundimisht gjithë kësaj veprimtarie abuzive në të gjithë territorin. Të vihet kufiri edhe me një aspekt tjetër. Nuk ka pronë private rreth e përqark një pallati të ri. Leja e ndërtimit jepet për këtë ndërtim mbi një territor dhe prandaj ligji ka koeficientin e shfrytëzimit. Kur ti ke ndërtuar, e gjithë pjesa rreth është e jotja sac është e gjithë banorëve të tjerë.

Të gjithë ato raste kur do të dilet me pretendime legalizimesh në trotuare do t’i rikthejmë pas. Për këtë temë do të bëjmë një reformë, po punojmë përditë dhe shumë shpejt, mbase për shkak të emergjencës, do të na duhet të bëjmë deri në akt normativ dhe ato 83 vota do t’i vëmë në shërbim të të gjithë qytetarëve që kërkojnë kapërcim përfundimtar nga Shqipëria evropiane dhe në zemër dhe në mendje te Shqipëria anëtare e BE. Kështu që në këtë aspekt besoj që po bëjmë gjënë e duhur”, tha Rama.