Rama paralajmëroi fashë për energjinë elektrike, Konfindustria e kundërshton - Gazeta Express
string(75) "rama-paralajmeroi-fashe-per-energjine-elektrike-konfindustria-e-kundershton"

Rama paralajmëroi fashë për energjinë elektrike, Konfindustria e kundërshton

Shqiperi

Gazeta Express

29/05/2023 10:10

Kreu i qeverisë Edi Rama para disa ditësh paralajmëroi fashë energjie elektrike gjatë sezonit të verës.

Ky vendim është kundërshtuar edhe nga Konfindustria, ku me anë të një postimi në Facebook kërkoi realizimin e një analize të thellë profesionale.

Lexo Edhe:

Në reagimin zyrtar të bërë, thuhet se nuk mund të ketë nismë të qeverisë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike pa pasur një analizë të thelluar profesionale mbi menaxhimin e deritanishëm të sistemit energjitik.

Më tej argumentohet se një nismë e tillë mund të ndërmerret vetëm kur potencialet energjitike të vendit janë përdorur pa korrupsion dhe me efikasitet profesional, duke shtuar se diçka e tillë nuk ka ndodhur pasi dëmi financiar i keqmenaxhimit të sistemit energjitik është më shumë se 100 euro në vit.

Reagimi i Plotë i Konfindustrisë:

Konfindustria kundërshton cdo nismë qeveritare për rritjen e cmimit të energjisë për bizneset dhe qytetarët pa një analizë të thelluar paraprake profesionale për gjendjen dhe menaxhimin e deritashëm të sistemit energjitik. Vetëm në rast, se gjykohet, që potencialet vendore energjitike janë përdorur plotësisht me efikasitet profesional dhe pa korrupsion, është e mundshme të ndërmerren nisma për rritjen e cmimit të energjisë. Sipas të dhënave të institucioneve zyrtare humbjet nga keqmenaxhimi i sistemit energjitik në 3 mujorin e parë të vitit 2023, ku përfshihen vjedhjet dhe humbjet teknik, arrijnë në mbi 25.1% të sasisë së përgjithshme të hedhur në rrjet nga 8%, që duhet të ishin. Dëmi financiar publik nga më sipër është prej më shumë se 100 milion euro/vit.