string(59) "rama-pa-ps-nuk-do-kishte-spak-drejtesia-sot-eshte-e-pavarur"

Shqiperi

Gazeta Express

26/03/2025 18:47

Rama: Pa PS nuk do kishte SPAK, drejtësia sot është e pavarur

Shqiperi

Gazeta Express

26/03/2025 18:47

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi në Shkodër për prezantimin e kandidatëve socialistë, foli mbi drejtësinë e re në Shqipëri dhe rolin e Partisë Socialiste në krijimin e SPAK. Ai theksoi se për herë të parë vendi po përjeton një sistem ku zyrtarë të fuqishëm japin llogari para ligjit, një realitet që dikur ishte i paimagjinueshëm.

Ne e kemi dorëzuar shpatën e ndëshkimit dhe e kemi lënë drejtësinë të bëjë punën e saj. Dikur, drejtësia ishte nën kontrollin e pushtetit, sot është e pavarur dhe kjo është merita jonë. Altin Dumani ka qenë prokuror prej 20 vitesh, por a e kishte dëgjuar njeri më parë? Jo. Sepse më parë, drejtësia nuk funksiononte si sot”, tha Rama.

Lexo Edhe:

Ai nënvizoi se më 11 maj shqiptarët duhet të zgjedhin mes një të ardhmeje europiane dhe alternativave që ai i quajti të rrezikshme për vendin. Me tone ironike, Rama komentoi edhe programin e opozitës, duke thënë se disa forca politike e trajtojnë politikën si një farsë.

“Po i thosha Benetit, duhen pastruar trotuaret, se bën vaki fiton Këneta, e në 12 maj do t’i shtrojnë rrugët me qofte”, u shpreh ai me humor.

Në përfundim, Rama theksoi se zgjedhjet nuk janë thjesht një betejë politike, por një vendim për të ardhmen e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së.