Rama organizon pritje për filantropen dhe humanitaren Emina Çunmulaj - Gazeta Express
string(68) "rama-organizon-pritje-per-filantropen-dhe-humanitaren-emina-cunmulaj"

Lajme

Gazeta Express

25/08/2025 8:15

Rama organizon pritje për filantropen dhe humanitaren Emina Çunmulaj

Lajme

Gazeta Express

25/08/2025 8:15

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, do të organizojë një pritje zyrtare për filantropen dhe humanitaren e njohur, Emina Çunmulaj.

Ngjarja do të mbahet sot në Bibliotekën e Fëmijëve, në Pallatin e Rinisë, në ora 14:30.

Kjo pritje vjen në kuadër të vlerësimit për kontributin e vazhdueshëm të Çunmulajt në fushën e humanizmit dhe angazhimin e saj në projekte që ndihmojnë komunitetet në nevojë, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.